Nuk është më një mister se Kylian Mbappe po luan sezonin e tij të fundit te PSG. Në Madrid janë duke bërë përgatitjet e fundit për të mirëpritur një “gjelin” më të famshëm. Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje të tjera nga ky transferim, nga e ardhmja e Mbappes në Madrid. Pavarësisht se mungon njoftimi zyrtar, palët janë takuar, kanë diskutuar së bashku çdo detaj, madje edhe kanë firmosur.

Mbappe
Mbappe

Ndryshe nga PSG, në Madrid, Mbappe do të ketë një rol të ri, do të luajë në qendër të sulmit, do të jetë numri 9 i ekipit. KM7 ka pranuar këtë rol të ri që Ancelotti ka menduar për të. Sigurisht, nuk është një pozicion që Mbappe nuk e njeh, në takime të caktuara ka luajtur në qendër, por në këtë pikë të karrierës së tij, kur synon trofe me ekipin, por dhe “Topin e Artë”, për Mbappen është një mundësi shumë e mirë të jetë më afër zonës, të shënojë më shumë gola, të ketë më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”. Njerëz të afërt me Mbappe-s kanë folur në lidhje me këtë rol të ri, me këtë aventurë të re në Madrid:

As
As

“Kylian e di se duke luajtur për Real Madrid do të jetë me e lehtë të fitojë Champions League dhe Topin e Artë. Nëse ai do të fitonte Këpucën e Artë do të kishte më shumë shanse për të fituar edhe Topin e Artë, ky rol është perfekt për të”, theksuan burime pranë lojtarit për të përditshmen spanjolle AS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb