Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po shkon drejt turizmit elitar, ndërsa shtoi se numri i vizitorëve që pritet të mbërrijnë vendin tonë këtë vit më shumë se 10 mln turistë.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit nga turizmi pësuan rritje në 4.2 miliardë euro, të cilat përkthehen në rritje pagash. Rama kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për shqiptarët që punojnë jashtë vendit në sektorin e turizmit, duke i ftuar ata që të rikthehen pasi Shqipëria do të ketë pagat më të larta në rajon.

“Ne nuk e kemi të konsoliduar kupën tonë, duhet ta konsolidojmë, por të jemi çdo vit e më konkurrues. Të gjithë të rejat e të rinjtë që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmi, ose ikin jashtë për të punuar në sektorin e turizmit “çfarë kërkoni atje? Pse rrini atje?” Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar dhe ju që jeni punonjës të kualifikuar, pse e lini këtë boshllëk. 

Sikundër them të tjerëve që historinë e pagave e dëgjojnë nga muhabetet, ta provojnë të shkojnë të trokasin tek dyert e hoteleve të infrastrukturës turistike dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi. Por mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë, me mundësinë e punësimit nesër e pasnesër duke marrë parasysh se sa investime janë në procese miratimi nga kërkesat e sipërmarrjes private, në Tiranë, vijën bregdetare, edhe më gjerë kur vjen puna për agro-turizimin apo hoteleri të nivelit të lartë“, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 Shqipëria të presë 20 mln turistë brenda një viti kalendarik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb