Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Polonisë.
“Jemi shumë të mirë. Kemi bërë një udhëtim shumë të mirë, ishim shumë afër ëndrrës së madhe. Mendoj se meritonim më shumë, ky është futbolli. Çfarë ju tha trajneri? Trajneri na tha që është krenar për ne, për atë që kemi dhënë deri më sot.
Normalisht e dimë që jemi krenarë, por kishim mundësinë për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë, të shkonim në Botëror. Është e vështirë që të presim 4-5 vite, ishim shumë afër, më vjen keq. Tani do të kemi ditë pa gjumë, të gjithë donim që të arrinim në Botëror”, tha Uzuni.
