Analisti Baton Haxhiu ka treguar dy emra që ai i shikon si modele për një president në Shqipëri.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se dy emrat që ai mendon janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe Lea Ypi, pedagoge në London School of Economics.

“Kë do kisha dëshirë, por është e pa mundur. Dy njerëz që kam respekt, Lea Ypi dhe Linda Rama. Për shembull, Linda Rama nuk mund të jetë, gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, ka informacion të jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Meqë më pyete për emra”-tha Haxhiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb