TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptar Mimoza Selimi është bërë pjesë e “Festës së Këngës Shqiptare”, që është aktiviteti më i ri muzikor në “News24”, nën drejtimin e artistit Gjergj Leka.

Mimoza është një këngëtare e njohur dhe prej vitesh ka mërguar në Zvicër. Ajo ka afeksion për një nga artistet tona më të mëdha dhe thotë se karrierën e ka prej së madhes Vaçe Zela.

Mimoza Selimi doli në fillim të viteve 80’ ashtu si shumë këngëtare të tjera shqiptare, thjesht pas asnjë lloj miqësie. Karrierën e saj e filloi duke marrë pjesë në estradat, në aktivitete që zhvilloheshin në mbarë Shqipërinë deri sa erdhi momenti për të marrë pjesë në festivalin e interpretuesve në vitin 1985. Kënga ishte “E dua vendin tim” , një sukses i madh i Vaçe Zelës me një orkestrim të bukur të Agim Prodanit.

Fakti që artistja zgjodhi këtë këngë ishte, sepse ajo e donte shumë Vaçen, ishte ajo që e bëri që fëmijë që të ngjitej në skenë. Që e vogël vinte veshin tek radioja edhe dëgjonte këngët e këngëtares. Për të ishte një përgjegjësi shumë e madhe që të këndonte një këngë nga Vaçe Zela, sepse publiku atë këngë e kishte në veshët e tij me Vaçen e madhe.

‘Kam vite që kam ikur nga Shqipëria ku kam lënë shumë vite të jetës sime, aty ku u linda ku u rrita ku mora aq shumë dashuri nga publiku shqiptar që më mungon shumë, përveç familjes sime. Edhe prej vitesh jam larguar nga aty në Zvicër kam qenë aktive nga koncerte të organizuar nga zviceranët për prezantimin e muzikës shqiptare dhe që gjithmonë komplimentet kanë qenë të mrekullueshme. Dhe kjo nuk është merita e Mimozës por e muzikës qytetare shqiptare që për fat të keq sot ndodhet në një krizë identiteti dhe është detyra e në artistëve që ta ruajmë dhe ta mbrojmë atë. Me humbjen e vëllezërve dhe të babait tim kam kaluar vite të vështira me shumë dhembje por është momente që unë të ri ngrihem, të këndoj për ata që më mbështetën gjithmonë, që ishin forca ime, krenaria ime de që do të donin të më shikonin në skenë duke kënduar. Sot prezantohem me këngën e “E Dua vendin tim” që e kam kënduar në festivalin e interpretuesve të këngës në vitin 1985 kur u ngjita në skenë për herë të parë në një festival kombëtar. E marr këtë paraqitje timen si një rinisje dhe shpresoj që vazhdoj të këndoj, kam projekte të cilat do të vijnë më vonë. Ne piano më shoqëron muzikanti dhe miku im i mrekullueshëm Alban Ishi. Ju falënderoj që nëpërmjet rrjeteve sociale keni qenë gjithmonë pranë në dhimbjen time dhe gjithashtu në gëzimet e mia. Ju dua shumë dhe presoj të shihemi bashkë me këngën”- ka thënë këngëtarja e njohur shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: