Uashingtoni është shprehur se ka besim se Ukraina do të jetë e suksesshme në rimarrjen e territoreve të kapura nga Rusia, në një deklaratë të sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken.

Blinken u shpreh në një konferencë shtypi se ishte shumë herët për të thënë saktësisht se ku po shkon kundërofensiva.

Ai tha se SHBA është e vendosur të maksimizojë mbështetjen për Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të ketë sukses në fushën e betejës.

Blinken premtoi një paketë “të fuqishme” mbështetjeje politike dhe praktike për Kievin në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb