Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht më 10 shkurt për t’i dhënë goditjen që meriton regjimit.

Berisha u shpreh se asgjë nuk do e ndalë marshin e opozitës dhe se rruga e vetme është revolta.

“Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Berishës

Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

E thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë.

Kjo kërkon që ne… unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë.

Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë.

Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj.

Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.

Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera.

Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt.

Në çdo vatër, tek çdo shqiptar.

Revoltë dhe vetëm revoltë.

Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them.

Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë.

Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb