Sulmuesi serb i Juventusit, Dusan Vlahovic është në listën e dëshirave të Real Madrid. Sipas asaj që shkruan Kurir.rs, klubi i Los Blancos ka shfaqur interes për lojtarin, i cili aktivizohet në Torino prej 4 sezonesh.

Për momentin nuk priten të reja, pasi Vlahovic është i impenjuar me përfaqësuesen e Serbisë, për sfidën e 7 qershorit ndaj Shqipërisë së Sylvinhos.

Menjëherë pas periudhës së kombëtareve, drejtuesit e Realit do të përpiqen që ti plotësojnë dëshirën trajnerit Xabi Alonso.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb