Roko Vata  do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sulmuesi shqiptar i Watford u dëmtua në ndeshjen ndaj Blackburn në Championship, duke shqetësuar të gjithë.

Vata, në një intervistë të dhënë për faqen e klubit, ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë.

“Po luaja në më të mirën time, po luaja në mënyrë konstante nën drejtimin e Javit, para se të lëndohesha për herë të parë.

E kam të qartë faktin se do të humbas pjesën tjetër të sezonit. Do t’i mbështes djemtë dhe do ta përdor kohën për të punuar në të gjitha pjesët e trupit tim”- tha 20-vjeçari. Kujtojmë që ky është dëmtimi i dytë për këtë sezon për djalin e Rudi Vatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb