Victor Osimhen, në një intervistë për “La Repubblica” nuk fshihet por tregon se ambicia e tij është të fitojë titullin kampion me Napoli: “Nëse ndodh diçka e tillë do të shpik një kërcim të ri në fushë, “Victor-victory dance’.

Më pëlqen të fitojë me Napolit, por për titullin kampion duhet më shumë se një lojtar. Do të ishte një kënaqësi e madhe nëse kjo ndodh, do të ishte diçka fantastike për qytetin”, u shpreh Osimhen duke u ndalur më pas tek dëmtimi i pësuar në fytyrë:

“E ndjeva menjëherë që fytyra më shpërtheu. Sapo preka mollëzën e majtë me dorë e kuptova që nuk kisha asnjë ndjesi. Kisha shumë probleme edhe kur flija gjumë, nëse kthehesha nga ajo anë më dhimbtë shumë”, u shpreh Osimhen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb