Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kur opozita bënte protestë kundër Erion Veliajt, Belinda Balluku dërgonte njerëz nga zyra e saj, për të përlyer tubimin, siç u shpreh ai.

“Kur bënim ne protesta kundër Veliaj, kjo çonte njerëz nga zyrat e veta që të na përlyente protestën. (Balluku). Nëse shkojmë për protesta aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme. Jo s’jemi nga ata. Nuk do të nxjerrim gështenjat me duart tona. Ne do ta kapim djallin për brirësh dhe ai i pari është Edi Rama.

Çdo nonagramë energji që do të shpenzojnë, do të godasim atë. Ja, ai që do të thotë se kjo është përgjegjësja kryesore, mashtron veten (I drejtohet fotos së Ballukut). I kërkohet dorëheqje atij, por ai s’e jep kurrë. Dy vetë s’japin dorëheqje kurrë, ky dhe Altin Dumani, që i përfundon mandati”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: