Entela Koja, arkitekte urbaniste e ka quajtur ligjin për portet turistike të miratuar ditën e djeshme në seancën plenare në Kuvend, si tradhti kombëtare dhe një precedent të rrezikshëm për menaxhimin e aseteve strategjike.

Në deklaratën e saj në emisionin “Kjo Javë” në News24, Koja theksoi se ligji prek drejtpërdrejt portet, të cilat sipas saj kanë rëndësi të veçantë strategjike për vendin, duke ngritur shqetësimin se këto hapësira po “falen” për interesa të caktuara.

Ajo kritikoi gjithashtu procedurat e ndjekura, duke theksuar se iniciativa për një strategji kombëtare u ndërmor në mënyrë të shpejtë dhe u miratua brenda një kohe shumë të shkurtër, pa konsultime të gjera dhe pa transparencë.

“Dua të hyj pak në teknalitete. Precedenti kryesor është falja e porteve.
Ligji për faljen e hapësirave që kanë ngelur, përfshin porte që janë në varësinë e ushtrisë. Nëse më parë kompetenca ishte e presidentit për të dhënë aprovimin për këto hapësira, me ligjin e djeshëm, kjo kompetencë i jepet kryeministrit. Në mënyrë të beftë në 2020 hapet nisma për një strategji kombëtare dhe brenda një jave miratohet,. Kjo ishte një nga anashkalimet e rënda, këto projekte kanë nevojë për një studim të thelluar fizibiliteti ku përcaktohet kush ndërron destinacion dhe rivendosen e jo rialokohen siç thoshte ish ministrja e Infrastrukturës, dhe thoshte diku aty pa ditur lokacionin e saktë. Kjo tregon te sa sipërfaqësore, për të mos thënë që nuk ishte bërë asnjë studim.

Nuk ka asnjë studim mjedisor dhe social, kjo të lihet të kuptohet. Portet nuk janë hapësira të zakonshme. Fati ynë është që kemi një vijë të gjatë bregdetare dhe ajo që flitet nuk janë një vijë marine, por kjo hartë tregoi se si brenda një jave qeveria bëri ndryshimin e destinacionit. Pra shpallën projektin dhe brenda një jave kemi këtë skemë të aprovuar në dhjetor 2020. Portet kryesore janë kthyer në porte turistike. Edhe Sazanit i është vënë shenja e portit turistik. Në thelb janë gati për t’u privatizuar siç dha precedentin porti i Durrësit. Dua të sjell në vëmendje filmin “Përballimi” ku flitet për nëndetësen 105 dhe ku admirali rus kur po largoheshin nëndetëset nga Shqipëria, thotë : Do të vërtitemi në Mesdhe si çifuti në shkretëtirë dhe nuk do të gjejmë më Vlorën. Jo tregon sa të rëndësishme janë portet. Duke pasur dalje në det toka mund të kthehet edhe në gati qytet shtet i pavarur. Portet janë strategjike dhe shumë të rëndësishme në një vend dhe shtete që nuk kanë si ne luksin të kenë kaq shumë vijë bregdetare, është tradhti kombëtare. Nuk ka rëndësi emri që gjenet pas kësaj.
Ndryshimi i destinacionit, tashmë vetëm porte komerciale nuk kemi”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb