Forumi Ekonomik Botëror i zhvilluar në Davos ka mbledhur sërish liderët më të rëndësishëm botërorë, mes tyre edhe figura të njohura të sportit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte një nga të pranishmit, duke tërhequr vëmendje me takimin e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Takimi mes dy figurave u shoqërua me tone miqësore dhe deklarata publike. Trump e vlerësoi Infantinon përpara kamerave, duke e cilësuar atë si “mbretin e futbollit dhe të sportit”, në një moment që u komentua gjerësisht në media.

Nga ana e tij, kreu i FIFA-s bëri një njoftim të rëndësishëm nga Davosi, duke zbuluar se presidenti amerikan do të ketë një rol simbolik në finalen e Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë. “Trofeun e Kupës së Botës do t’ua dorëzojmë kampionëve së bashku me presidentin e SHBA-së”, deklaroi Infantino.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb