Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit. Ai ka renditur problematikat të cilat janë hasur deri tani, mes të cilave borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje.

Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.

“Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës ë një prodhim të njeriut. Është një mall që grumbullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.

Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se cdo të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë. Nga ana tjetër siç kemi bërë me energjinë do të ndërhyjmë me plan masash për të ndaluar abuzimesh.

Nuk janë qytetarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhesh nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhej të paligjshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Rama shtoi se ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie.

“Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vërë kujën pse nuk e merr ujin, ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energjinë elektrike”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se, siç u krijua taskforca e energjisë do të krijohet taskforca e ujit në nivel kombëtar.

“Siç krijuam taskforcën e energjisë, do të krijojmë taskforcën e ujit në nivel kombëtar dhe do të punojmë shumë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton një shërbim më të mirë. Ky është thelbi. Nuk mundet që shumica të paguajë dhe për pakicën dhe të vuajë pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb