Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se dëshironte që Shtetet e Bashkuara ta “marrin” Gazën dhe ta shndërrojnë atë në një “zonë lirie”, ndërsa lufta Izrael-Hamas vazhdon në territorin palestinez, raporton Reuters.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpalosi, këtë herë nga Katari, sërish ambicien amerikane për të zhvilluar ekonomikisht enklavën palestineze ku aktualisht jetojnë mbi 2 mln banorë, ndërsa si pasojë e luftimeve të Hamasit me ushtrinë izraelite, e gjithë kjo zonë është kthyer në garmadha.
“Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, ta bëjmë atë një zonë lirie, të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjmë atë thjesht një zonë lirie. Do të isha krenar nëse Shtetet e Bashkuara e kanë, e marrin dhe e bëjnë një zonë lirie”, tha udhëheqësi i SHBA-së në Katar.
“Po punojmë shumë fort në Gaza, e cila për shumë vite ka qenë një tokë vdekje dhe shkatërrimi. E dini, kam disa ide për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë atë një zonë lirie, le të përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe ta bëjmë atë një zonë lirie”, tha Trump.
“Ata nuk e kanë zgjidhur kurrë problemin e Gazës”, shtoi presidenti amerikan, “sot aty nuk ka praktikisht asnjë ndërtesë në këmbë”. “Nuk ka ndërtesa. Njerëzit jetojnë nën rrënojat e ndërtesave që janë shembur, gjë që nuk është e pranueshme. Është një vdekje e tmerrshme. Dua të shoh një zonë lirie atje”, deklaroi më tej Trump.
(BalkanWeb)
