Pa ekip që prej largimit nga Real Madrid, 52-vjeçari Zinedine Zidane është gati të rikthehet në pankinë.

Pasi arriti majat e suksesit në krye të Los Blancos, Zidane ka vetëm një qëllim, të drejtojë kombëtaren franceze.

Tekniku e ka shprehur këtë dëshirë në shumë raste dhe së fundmi e ka përsëritur këtë gjatë një eventi promovues për Adidas.

“Sigurisht, është një ëndërr dhe nuk mund të pres”, tha Zidane.

Trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps, ka njoftuar tashmë se do të largohet pas Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb