Tashmë që merkatoja e verës u mbyll, Cristiano Ronaldo duket se është përqendruar te Manchester United. Sulmuesi portugez bëri paraqitjen më të mirë në ndeshjen e fundit, teksa si rrallëherë, u bë altruist, duke pasur 3 topa për gol.

Edhe trajneri Erik ten Hag po ndryshon sjellje ndaj Ronaldos. Trajneri holandez nuk e konsideron më një titullar luzitanin, megjithatë, kërkon të gjejë mekanizmat për të mbajtur të lumtur 37-vjeçarin dhe ta bëjë të ndihet i rëndësishëm në një formë tjetër.

Ten Hag thekson se njëherë do të jetë shoku i ngushtë i Ronaldos dhe njëherë tjetër mësuesi në varësi të situatës: “Unë do të jem shoku i Cristiano Ronaldos, e ndonjëherë edhe mësuesi i tij. Kjo do të varet nga situata në të cilën do të gjendemi.

Siç e dimë, ai nuk ishte në përgatitjet para sezonit dhe nuk duhet askush ta humbasë stërvitjen para sezonit. Dhe, mbetet për t’u kuptuar gjendja fizike e Ronaldos, pastaj janë edhe mekanizmat e skuadrës në varësi të ndeshjes dhe rezultatit”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb