Aktivisti Mirjan Aliaj ka folur gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke paralajmëruar vijimin e protestave edhe përballë Kuvendit.

Aliaj u shpreh se pas 7 shtatorit, data e radhës e rëndësishme është 10 shtatori, e cila pritet të jetë seanca e parë e Kuvendit.

Sipas tij, nëse data konfirmohet, protestuesit do të mblidhen përpara Kuvendit për t’u përcjellë deputetëve mesazhin se nuk i konsiderojnë përfaqësuesit e tyre. Aliaj deklaroi se protestat do të vijojnë sa herë që të zhvillohet seancë parlamentare, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Pas 7 shtatorit, vjen 10 shtatori që supozohet të jetë seanca e parë e Kuvendit. Kur të konfirmohet kjo datë, jemi para Kuvendit për t’i thënë këtyre deputetëve që nuk na përfaqësojnë. Kështu do jemi, sa herë të ketë Kuvend dhe deri sa Edi Rama dhe qeveria e tij të jenë akoma pa dhënë dorëheqjen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb