Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën.

Udhëheqësi amerikan, duke folur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Zelensky, tha: “Do të ketë shumë, shumë ndihmë kur bëhet fjalë për sigurinë. Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë mirë.”

“Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t’i ndihmojmë edhe ata. Do të jemi të përfshirë”, tha Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb