Petrit Vasili ishte sot i ftuar në studion e News24 ku foli në lidhje me situatën politike në vend dhe jo vetëm.

Ai u shpreh se vjeshta pritet të jetë shumë e nxehtë për mazhorancën në pushtet, që sipas vjen pas nxitimeve për operacionet e ndërmarra për pastrime parash.

Sipas Vasilit, është sulmi ndaj News24 pika që derdhi gotën dhe tashmë e gjithë bota është në dijesni të aksioneve të qeverisë.

Ai ka paralajmëruar një riformatim të Partisë së Lirisë ndërsa shtoi se vijon komunikimi dhe koordinimi me PD.

“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë me shumë problematika për pushtetin. Janë ekspozuar edhe para botës në nxitimin për të pastruar paratë. Ngjarja me News24 ishte pika që derdhi gotën. Pse nuk i shkon dora ndonjëherë në media të tjera? Ndërsa shohim Inceneratorët e tendera pa fund, kriminelët elektoralë janë jashtë ndërsa Meta në qeli dhe Berisha detyrohet çdo të hënë të shkojë në SPAK.
Dita e gjykimit vjen shumë shpejt. Askush nuk e mendoi se çdo të ndodhte me Enver Hoxhën dhe ai ishte shumë më i fortë se ky.
Në shtator do të kemi edhe një ristartim të Partisë së Lirisë. Me PD komunikimi politik është koherent që vijon të jetë shumë konstruktiv me bazë objektivin e përbashkët”, tha ai.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Vasili u shpreh se ajo duhet ribërë pasi ka dështuar.

“Reforma në drejtës, kam qenë ndër të paktët që kam ngritur alarmet vite më parë. Kjo është një reformë që mjerisht ka vdekur pavarësisht serumeve politike dhe propagandistike që duan t’i bëjnë. Drejtësia është kapur totalisht. Kjo reformë duhet ribërë nga themelet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb