Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se sot pati një bisedë me zotin Berisha se duhet të kenë një diskutim në grup për çështjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në programin e drekës në News24, Mediu tha se opozita duhet të jetë e unifikuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se modeli që ai mbështet është kthimi i koalicioneve.
“Këto dinamika na kanë çuar ku na kanë çuar. Se dija këtë. Duhej të ishim në dijeni. Këtu nuk është çështja se sa numra çon PD, por se sa logjikë çedon opozita në këtë tryezë. Unë marr pjesë në diskutimet aktive opozitare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë pikëpamje s’më thotë dot njeri nëse; je apo jo me PD. Opozita duhet ta çojë këtë çështje në anën formale. Ne ramë dakord me zotin Berisha, sot fola me të, që do të kemi një takim në grup për Reformën Zgjedhore. Opozita duhet të jetë e unifikuar me qëndrimin e vetë. Ajo që duhet të luftojmë është që të kthehemi te ideja e koalicioneve.”, tha ai.
