Shkrimtari Ben Blushi thotë se në studion e “Open” në News 24, se beson se do të ketë një valë të dytë kthimi të emigrantëve.
Pjesë nga diskutimet:
Arion Sulo: Kjo ikje masive është përgjegjësi e kësaj qeverie apo siç thotë qeveria, ikin se duan të jetojnë më mirë diku gjetkë.
Blushi: Sipas teje, në 100 njerëz qofshin shqiptarë, amerikanë, argjentinas, rusë. Ka rëndësi ku jetojnë apo si jetojnë? Si i përgjigjen? Edhe në jeton në Francë, në Argjentinë apo Guatemalë nëse jeton më mirë se në Shqipëri, zgjedh këto. Nuk thuhet më mirë i varfër në Shqipëri se i pasur në Indonezi. Shqiptarët kanë ikur 1 milion njerëz e para për shkak të komunizmit, pasi u futën në një kafaz dhe nuk është shpëlarë ende komunizmi. Dhe e dyta, për shkak të këtij tranzicioni të tmerrshëm sepse ishim aq të varfër sa çdo shtet afër nesh ishte më i pasur se ne. Për të marrë rroga më të larta shkon atje.
Arion Sulo: Tani kemi një valë të dytë të tmerrshme kur ishte stopuar vala e parë.
Blushi: Kjo që po ndodh është e rëndë, por jo fatale. Pse duhet të mërzitesh nëse 1 milion shqiptarë jetojnë mirë në Britani apo në Francë? Nëse atje do të bëhet më keq, vijnë. Unë them do të ketë një valë të dytë, rikthim. Diferenca me Evropën para 30 vjetësh ka qenë shumë e madhe. Është ngushtuar. Evropa nuk është më si në vitet ’90. Sot jemi shumë afër. Jetojmë shumë më mirë se në vitet ’90. Pyetja kryesore që i thotë njeriu vetes; të jetojë këtu apo më mirë diku tjetër.
Eni Vasili: Nuk është se shqiptarët jetojnë mirë në Britani, por jetojnë keq këtu. Atdheu është zgjedhja e parë.
Blushi: E keni parë sa është rritur nacionalizmi patriotik që unë them që nuk është e keqe. Shumica e tyre janë jashtë. Këta nuk kanë tradhtuar atdheun. Këta janë njerëz normalë.
Sulo: Pyetja është nëse detyrohen të ikin sepse janë shumë keq këtu.
Blushi: Nuk detyrohen të ikin. Ti mendon se 500 vjet në Turqi, 50 vjet në komunizëm dhe mendon se do të qeverisemi si Holanda dhe Suedia? Ka rëndësi si jeton dhe jo ku jeton.
Sulo: Kush e ka tagrin që ta bëjë këtë vend të jetueshëm dhe të mos ikin.
Blushi: Shqiptarët kanë dy mundësi që nuk i kanë pasur kurrë para 30 vitesh, mundësinë për të ikur dhe mundësinë për të votuar. Për sa kohë që i përdorin si duan ata, ata janë përgjegjës sepse duan vetë.
Mos të votojnë të vdekurit që të mos ikin. Kanë instrumentin. Shqiptarët kanë bërë rrotacion tre-katër herë. Unë kam bërë pjesë në tre rrotacione vetë. E kanë të garantuar 100% me gjithë deformimet e vogla. Shqiptarët kanë mundësi të ikin, ose të rrinë dhe të votojnë kundër ose pro kë të duan. E kanë instrumentin dhe s’kanë pse të ankohen.
Ne jemi një vend që kemi bërë administratë. As 100 vjet administratë të mirë nuk kemi. Administratën e parë e ka bërë Zogu, në komunizëm ishte administratë e mirë por tejet e ideoligjizuar. Kishte shtet. Këto 30 vjet shteti u shthur pasi u sulmua si ideologji dhe derisa të vijë një administratë e mirë do kohë. Nuk po konsumojmë kohën tonë pasi nuk jemi shtet që kemi pasur shtet prej 200 apo 300 vitesh.