Patrice Evra duket se ka ditur gjithçka para se të dilte lajmi se Cristiano Ronaldo kishte zgjedhur Manchester United. Francezi ka publikuar në Instagram mesazhet në ËhatsApp me portugezin .

“Vëllai im, gjithçka mirë, gjërat po shkojnë mirë po ti?- i shkruan Ronaldo. Ndërkohë Evra i përgjigjet me një mesazh zanor.

Ronaldo aty konfirmon se “Ti je burri, do të luaj për klubin tonë”. Këtu rezulton se portugezi kishte zgjedhur Manchester United pasi Ronaldo dhe Evra kanë luajtur për disa vite bashkë në “Old Trafford”.

Më pas Evra i përgjigjet me humor “Mos qesh me mua vëlla, nuk jam klouni yt”, dhe Ronaldo që qesh.

Këto mesazhe tashmë francezi i ka bërë publike dhe thotë se njerëzit ndonjëherë duhet të qetësohen pasi Ronaldo po thotë se po vjen në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Patrice Evra (@patrice.evra)


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb