Ka shfrytëzuar të kaluarën e vajzës dhe ka nisur përndjekjen e saj për ta detyruar të prostituonte. Ky rast është denoncuar nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se përndjekja që i bëhej i ishte kthyer në një makth të vërtetë.
Sipas denoncimit, autori i kësaj perndjekje është Jonader Bami, 25 vjeç. Ky i fundit, duke ditur të kaluarën e vajzës, e cila ishte dënuar për ushtrim prostitucioni, ka tentuar ta shfrytëzojë duke i bërë presion fillimisht që të krijonin bashkë një lidhje intime.
Duke parë refuzimin e vajzës, 25-vjeçari ka filluar kërcënimet, duke i bërë të qarta idetë e tij për ta shfrytëzuar vajzën për prostitucion me premtimin se fitimet do t’i ndanin bashkë dhe se do të ishte nën
mbrojtjen e tij dhe të fisit të tij.
Për të realizuar qëllimin e tij, autori në një rast e ka pritur vajzën te shkallët e pallatit dhe ka tentuar ta fusë në një taksi, por fatmirësisht taksia nuk ka pranuar t’i marrë dhe në këto kushte 25vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës.
Pas këtij episodi vajza e ka denoncuar të riun dhe Jonader Bami u arrestua nga policia. Pas hetimit dhe gjykimit të tij, Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 1 vit burgim për akuzën e përndjekjes. (TCh)
