Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.
Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë të ditur se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK.
Mësohet se Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit dhe ndaj saj mund të ketë një akuzë të re.
Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.
(BalkanWeb)
