Akademiku Artan Fuga, ka ironizuar premtimet e kryeministrit Edi Rama, për dyfishim të pagave dhe për rroga mesatare 900 euro.

Akademiku Fuga u shpreh se sa më shumë elektorati përbuz politiken, aq më shumë politika shkon drejt çmendurisë duke premtuar gjëra që kurrë nuk i përmbush.

“Më 15 maj do të kemi rroga të dyfishuar. Se çfarë lidhje ka paga mesatare me zgjedhjet lokale, hajde e mere vesh ti. Ilaçet do t’i kemi falas.  Ne do të na rriten rrogat në stratosferë dhe nuk do të kemi nevojë të harxhojmë para sepse gjithçka do ta kemi falas. Po çfarë i keni këto”, ka thënë ndër të tjera Fuga.

Fuga ishte i ftuar në takimin e Qëndresë Qytetare për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nënvizoi se për t’i shpëtuar kësaj propagande të llahtarshme, nevojitet kulturë e re e inxhinierisë sociale dhe çështjeve të vogla të qytetit, brenda një modeli të ndërtuar mbi vijat bazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: