Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se sherri familjar ka nisur për një çështje divorci.

Mësohet se 30-vjeçarja ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, gjë që nuk është pranuar nga familja e saj.

Sipas policisë, familja e vajzës, pasi ka debatuar ashpër me të, e kanë marrë atë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Dyshohet se vëllai dhe xhaxhai i saj e kanë dhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: