Ish-lojtari i Interit dhe Sevillias, Ever Banega ka folur për transferimin e Ronaldos në Arabinë Saudite, te Al-Nassr. Banega, lojtar i Al Shabab, shprehet se cilësia e elitës së këtij kampionati sa vjen e rritet dhe afrimi i CR7 do të thotë shumë.

“Ne e dimë se kush është Cristiano Ronaldo. Liga jonë po rritet dhe ardhja e tij do të jetë shumë pozitive, jo vetëm për futbollin. Do të jetë i mirëpritur, shpresoj që t’i pëlqejë ambienti” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: