Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se 5 anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve kanë fuqi për të marrë vendimin për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Sipas Berishës, Balluku nuk ka më imunitet de-facto.

“Opozita mblodhi komisionin dhe kjo gjë është e ligjshme. Për opozitën Lubi Balluku nuk ka më imunitet, e mban vetëm Rama që nuk lejon arrestimin e saj. Opozita do të përgjigjet me rrugë ligjore dhe protesta të fuqishme. 5 anëtarë të Këshillit të Mandateve, përbëjnë kuorumin e Këshillit. Dhe vendimet e tyre kanë fuqi. De-facto, Lubi Balluku skam më imunitet!”, tha ai në një konferencë për mediat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb