Aktivisti Gent Progni i ftuar në programin e drekës në News24 me Ola Bruko tregoi kalvarin e dhunës të ushtruar nga policia, gjatë protestës të së enjtes në një qendër tregtare pranë Kuvendit.

Ai tha se fillimisht provokimi nisi nga deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, i cili e ka etiketuar si “hajdut” dhe më pas është dhunuar nga një person, të cilin e identifikon si truprojën e deputetit, por që sipas tij nuk rezulton të jetë punonjës i Gardës apo Policisë.

Po ashtu progni tha se ka pasur edhe episode intimidimi nga persona të veshur civilë, ndaj tij dhe protestuesve të tjerë duke përdorur justifikime të ndryshme.

Progni në deklaratën e tij tha se në momentin që është shoqëruar i është thënë se do të qëndrojë në komisariat derisa t’I reduktohen shenjat e shkaktuara nga dhuna.

“Isha përgatitur disa ditë më parë të ndoshte kjo. Rreth orës 1 të ditës së mërkurë mora një screenshot të grupit të PS që deputetët të parqiteshin në Parlament që në orën 8, konuikova me shokët e mi dhe thashë që nëse shkojmë në orën 10, do të shkojë kot protesta.

Kuvendi ishte rrethuar me kangjella, në dy perimetra, bënë gjithë atë shtetrrethim për vezë.

Kam shkruar që të paraqitemi që në 8 që të bëjmë ndonjë video dhe të themi Rama në burg Berisha në burg, e po të kemi fuqi të gjuajmë me vezë.

Civilët kur i kapim duke bërë video prezantohen si turistë. Qytetarët janë intimiduar nga civilë, me justifikimin se është vjedhur një biçikletë dhe duhet të bëjnë kontrolle. Më janë venë nga pas që nga Pazari i Ri te Parlamenti. Kishte angazhim shumë të avancuar.

Kur shkuam te “Toptani” roja i sigurisë na tha se është bllokuar qendra kishin vendosur dhe hekura në dyert e emergjencës, ishte prekur siguria e qendrës.
Në momentin që u ulëm te lokali në krah të parlamentit na u bashkuan një grup protestuesish.
Deputeti Ulsi Manja më thirri o hajdut, në këtë moment kthehem dhe i thërras o hajdut, sapo futet te kordoni i policisë nisi të na shante me një fjalor që më nxori dhe mua nga vetja. Nisi një breshëri vezësh.
Shefi i Komisariatit 4 dhe dy oficerë thanë arrestojini, nuk bëra rezistencë, në këtë moment Saimir Koka, truproja i Ulsi Manjës, por nuk na rezulton punonjës policie ose i Gradës por është në një kompani private kërceu nga dritarja e lokalit dhe mu afrua, më goditi në syrin e djathtë.
Më thanë që do të qëndrosh në qeli derisa të të ikin shenjat”, tha Progni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb