Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të mos kursejë asnjë përpjekje për të eliminuar lëvizjen militante palestineze Hamas dhe për të liruar pengjet izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës.
“Jam i mbushur me një vendosmëri edhe më të madhe për të liruar bijtë tanë të robëruar, për të eliminuar Hamasin dhe për t’u siguruar që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai në një video-adresim të publikuar nga zyra e tij.
“E kuptoj saktësisht se çfarë dëshiron Hamasi,” vuri në dukje ai. “Nuk dëshiron një marrëveshje. Dëshiron të na ndajë – me këto video të tmerrshme, me propagandën e rreme të tmerrit që përhap në të gjithë botën.”
50 pengje, të cilët u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ende mbahen në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të fundit nga pala izraelite, njëzet prej tyre janë gjallë.
