Në protestën e radhës të zhvilluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë, protestuesit sollën një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër kreut të qeverisë.
“Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, brohoritën protestuesit.
“Largohu ose do të përfundosh njësoj”, ishte mesazhi që shoqëroi këtë akt simbolik.
