TIRANE

Pas videos së publikuar ditën e djeshme ku vjehrra së bashku me të birin dhunonin barbarisht nusen ka reaguar nusja tjetër e shtëpisë.

Sonila Shota rrëfeu në studion e emisionit “Me zemër të hapur” gjithë peripecitë e kaluara gjatë martesës, ku nuk mungojnë skena të renda të perjetuara në ate familje.

Ajo publikoi në emision telefonatën e kryer me vjehrin e saj, ku ky i fundit e kërcënon duke i thënë se ‘do të vras fare’.

“Prej 13 vitesh në rajon ka mbi 100 denoncime në polici ” tregon ajo. Videon nuk e kemi cuar në polici, sepse nuk kemi besim. Vjehrri na thotë lironi shtëpinë, do që të iki unë. Plani i tyre është të shesin shtëpinë dhe fëmijët tanë t’i coj në jetimore” u shpreh Sonila në studion e emisionit “Me zemër të hapur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb