PSG dominoi totalisht Liverpool duke i dhuruar një leksion të pastër futbolli, por rezultati 2-0 i rri ngushtë trajnerit Luis Enrique, me këtë të fundit që feston, por jo plotësisht, i vetëdijshëm se në Anfield i pret “ferri”, duhet të vuajnë për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale:

“Isha i bindur që do të bënim mirë dhe jam i lumtur për këtë. Jemi mësuar të luajmë kundër ekipeve që ndryshojë, edhe kundër atyre që luajnë në linjën me pesë. Nëse dikush mendon se do të shkojmë në Liverpool dhe do ta kalojmë lehtë, gabon rëndë. Mendon se do të vuajmë në Anfield”, u shpreh Luis Enrique pas suksesit 2-0.

Arne Slot, trajneri i Liverpool, u tregua i sinqertë pas sfidës kundër PSG, me holandezin që theksoi se kjo transfertë mund të shkonte edhe më keq, pasi francezët krijuan shumë raste për shënim:

“Nëse i referohemi intensitetit të lojës, jemi me fat që ky takim përfundoi 2-0. Ata kishin më shumë raste se sa konkretizuan. Për fat të mirë, Mamardashvili zhvilloi një super ndeshje. Me këtë rezultat mendoj se jemi ende në lojë, të vetëdijshëm se Anfield do të jetë një armë e fortë për ne, mund të bëjë diferencën. Duhet të punojmë fort në ndeshjen e kthimit, por do të jetë e vështirë”, u shpreh Slot në konferencë për shtyp.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb