Është përkujtuar sot në Izmir 77-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamerisë. Në konsullatën e Greqisë në Izmir shqiptarët vendosën një kurorë të zezë për të përkujtuar masakrën e Çamerisë.

Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir me rastin e 77 vjetorit të masakrës në Çamëri. Shumë qytetarë me origjinë shqiptare, të cilët u tubuan në Sheshin Konak dhe me pankarte marshuan në drejtim të Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir. Kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare “Alaçatı Çeşme” Ibrahim Topal duke bërë një deklaratë në emër të grupit, tha se ata nuk do të lejojnë që masakra të harrohet.

“Ne, shqiptarët e Turqisë, do t’i dalim zot të kaluarës dhe kulturës sonë. Ne do ta përkujtojmë dhe kujtojmë Çamerinë edhe këtë vit ashtu sikurse vitin e kaluar. Është një detyrë për një shqiptar të përkujtojë një ngjarje kaq të poshtër dhe çnjerëzore, të përkujtoj, të kujtojë, të sjellë ndërmend të mos harrohet”, -tha ai.

Pas masakrave që Napolon Zerva kreu rreth 35,000 shqiptarë të Çamërisë u detyruan të largoheshin nga rajoni i Çamërisë për në Shqipëri, dhe disa për në Turqi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb