Grupi Wagner, i njohur si “ushtria private” që mbështet trupat ruse në Ukrainë, po zgjeron në mënyrë agresive operacionet e saj në kontinentin afrikan në një përpjekje për të rritur ndikimin rus atje.

The Times raporton se operacionet e fundit të Wagner përdorin një përzierje të fuqisë ushtarake dhe dezinformimit për të synuar vendet si Nigeria dhe Bregu i Fildishtë, duke shënuar kështu një përpjekje të grupit për të zgjeruar ndikimin e tij në kontinent përtej kufijve të zakonshëm të shteteve të brishta.

Në një video të publikuar në janar, të filmuar në një vend të panjohur në Ukrainë, dy njerëz të cilët në kushte normale nuk do të kishin asnjë lidhje me njëri tjetrin, u bashkuan për atë që u quajt një “truk publicitar”. Bëhej fjalë për kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe një ish-shofer autobusi nga Afrika perëndimore, i cili kishte përfunduar në një burg rus përpara se të rekrutohej dhe të dërgohej në front.

“Unë mendoj se ai do të bëhet një president i madh i Bregut të Fildishtë. . . Unë do t’i diskutoj këto plane me të më vonë”, shkroi Prigozhin në rrjetet sociale, një kërcënim ky i kamufluar për qeverinë e vendit afrikan.

Një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë, la të kuptohet ambicien e re të Moskës për shtrirje të influencës ruse në këto zona.

Ndërsa Grupi Wagner pëson humbje të mëdha në Ukrainë, ai ka filluar të ‘bombardojë” me propagandë mediat sociale në Bregun e Fildishtë dhe Nigerinë fqinje, strategji kjo e grupit për të shfrytëzuar pakënaqësinë popullore në rritje kundër Francës në ish-kolonitë e saj afrikane për të çmuar ndikimin francez.

Dezinformatat që i atribuohen shefit të Wagner- it që kanë qarkulluar në këto dy shtete, i kanë përshkruar francezët si “zombie, gjarpërinj dhe minj”.

Një postim që qarkullon në mediat sociale në Niger akuzon Francën për armatosjen e xhihadistëve që vranë 17 ushtarë nigerianë në Intagamey më 10 shkurt. Një tjetër përhap thashethemet për një grusht shteti kundër Mohamed Bazoum, presidenti i Nigerit, ndërsa ai po vizitonte Francën më 16 shkurt.

Por analistët thonë se Wagner synon përfitime politike me ndërhyrjen në këto vende.

“Një nga sukseset e Prigozhin është të mburret me Vladimir Putinin se ka hapur një front kundër Francës”, tha një diplomat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb