Kryeministri Edi Rama deklaroi se është e domosdoshme që në bashkitë e Fierit dhe Durrësit të nisë një proces vetëpastrimi të strukturave. Përpara takimeve që do të zhvillojë pasditen e sotme në këto dy qytete,
Rama theksoi nevojën për “sy të freskët”, më shumë përkushtim dhe një energji të re, në shërbim të mijëra qytetarëve që i dhanë mbështetjen në zgjedhjet e 11 majit, duke paralajmëruar se do të ketë largime nga 2 bashkitë e radhës, njësoj si në Vlorë.
“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.
Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, tha Rama.
(BalkanWeb)
