TIRANE-Kryetarja e “Aleances se grave deputete”, Mesila Doda apeloi në parlamentin serb një bashkëpunim rajonal më të madh për fuqizimin e gruas.

Doda ishte e pranishme në aktivitetin e organizuar nga AGD-së në parlamentin serb së bashku me deputetet serbe, në kuadër të nismave të saj më të fundit për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe ndalimin e dhunës ndaj gruas.

Në një postim në “Facebook”, deputetja e PD-së, bëri të ditur se “theksova se ne grave na takon te jemi promotore të gjithpërfshirjes e dialogut në adresimin e çështjeve të vështira që mbajnë peng zhvillimin demokratik të rajonit tonë”.

Kryetarja e AGD-së shpreh keqardhjen për mungesën e kolegëve nga Kosova në këtë takim.

“Mosprania e tyre këtu nuk pasqyron për më tepër as realitet e reja në rajon, ku falë ndërmjetësimit të BE, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre që do t’i mundësojë të dy vendeve në finale anëtarësimin në BE”, deklaroi ajo.

Doda thekson se “gruaja nuk lind e tillë, por zgjedh të bëhet grua çdo ditë. Ne zgjedhim të jemi gra, përtej diferencave dhe dallimeve tona”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: