TIRANE – Parlamenti ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, për moslejimin të kandidimit në poste publike të personave që kanë mbajtur dhe ushtruar poste gjatë regjimit komunist.

Mesila Doda, u është përgjigjur deputetëve me fjalinë: “Ju përshëndes për hipokrizinë, të paktën e kuptuam kush është shkëputur dhe kush jo nga e kaluar komuniste”.

Më herët deputetja Mesila Doda publikoi një status në faqen e saj në “Facebook” ku shkruante: “Çfarë hipokrizie nga politika shqiptare…Bashkë me ligjin për dekriminalizimin kanë përpara ne tavolinat e tyre sot nenin për dekomunistizimin të propozuar nga dy studentë dhjetori. Do mjaftonte vota pro për këtë amendament që xhelatet të dilnin nga zyrat e shtetit… Mjaft me retorika boshe, shqiptaret kane nevoje per veprime konkrete… Mos beni sikur kerkoni falje e as sikur nervozoheni, votoni amendamentin per dekomunistizimin. Tregohuni te sinqerte e me se paku flisni per kte kerkese ligjore. Mos beni asnje pale sikur nuk ekziston…”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: