TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka akuzuar ministrin Veliaj se po bën një draft paralel për dosjet e spiuneve të ish-Sigurimit të Shtetit. Doda shkruan nëpërmjet një statusi në Facebook se bëhet fjalë për një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar.

“Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë, kryetari i grupit brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetë firmëtarë të ligjit të shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta”.

“Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar, por që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Përtej faktit që kjo është një proçedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në qeveri, për të njëjtën çështje, shoh që ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti të fundit, kur herën e parë u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar “Drafti i Velisë” që jo vetëm dëmton thelbësisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen parlamentin dhe shoqërine civile në një aneks të ekzekutivit”, shkruan Doda.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: