Vanja Bjelica-Prutina, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosje e Hercegovinës ka deklaruar sot se siguria e saj është e kërcënuar dhe se ajo është në shënjestër për shkak të vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave për zgjedhjen e presidentit të Republikës Srpska.

Pas seancës së sotme të KQZ-së, ajo u tha gazetarëve në Sarajevë se ka frikë për jetën e fëmijës së saj dhe për jetën e saj, si dhe se po quhet rëndom si një njeri që po shkatërron Republikën Srpska.

“Unë jam e shqetësuar nga fakti se kandidati për president të Republikës Serpska Milorad Dodik po flet përsëri për mua personalisht, si dikush që po shkatërron Republikën Srpska. Arsyeja për këtë është se unë mbështeta vendimi për rinumërim për nivelin presidencial”, tha ajo, teksa shtoi se është një nënë beqare që jeton në Republika Srpska, duke theksuar se njerëzit që besojnë fjalët e atij kandidati për president të RS po krijojnë një mjedis armiqësor ndaj saj.

“Kam frikë kur fëmija im vjen nga shkolla, besoj se fëmija im duhet të gëzojë të njëjtat të drejta si fëmijët e tjerë… Gjëra të tilla janë të papranueshme. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë”, tha Bjelica-Prutina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: