SARANDË-Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se ka ndezur disa vatra zjarri dhe për pasojë ka shkaktuar djegien e një kullote.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatmir Filaj akuzohet ka djegur kullotën e shtetasit me inicialet Xh.D.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)