Ish-zëvendëskryeministri i Australisë Michael McCormack ka pësuar një incident shëndetësor aspak të këndshëm gjatë një turneu diplomatik në rajonin e Paqësorit.
Gjatë vizitës diplomatike atij iu ofrua pak ‘sakau’, teksa pija tradicionale e cila nuk përmban alkool apo ndonjë substancë tjetër, supozohet të mos pihet e gjitha menjëherë.
Pija tradicionale e cila krijohet duke përdorur rrënjën e një bime speci, ka një efekt narkotik që mund të zvogëlojë ankthin dhe dhimbjen duke mpirë atë që e kosnumon.
McCormack tha se “thjesht po përpiqej të tregonte respekt” në momentin që kapërdiu një gotë të tërë me ‘sakau’, jgë që e bëri atë të ndihej i sëmurë përpara se të dërgohej me urgjencë në spital.
Në Mikronezi, ku McCormack ishte në një turne diplomatik pija sakau është shumë më e fortë dhe duhet të pihet vetëm pak dhe t’i kalojë personit tjetër sipas rendit të rëndësisë.
Former deputy prime minister @M_McCormackMP has suddenly fallen ill during a diplomatic tour of Micronesia. The Nationals MP was offered a bowl of Kava, but couldn’t stomach the traditional drink. He was helped to his car and taken to hospital for medical treatment. #7NEWS pic.twitter.com/lhCeqYoSoR
— 7NEWS Canberra (@7NewsCanberra) December 15, 2022
