Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit “Report” në Rai3 dhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me dokumentarin e medias italiane.

Alizoti argumentoi se Rama vepron njësoj si Putini, duke kërkuar që problemet juridiko-penale t’i zgjidhë me telefonata.

Sipas deputetit demokrat, “njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit”.

“Është pikërisht kjo arsyeja që kryerilindasi i ngjan Putinit. Njësoj si ai, Rama kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale, sepse njësoj si regjimi i Moskës edhe i gjithëpushtetshmi i Tiranës nuk ka fare frikë nga drejtësia.

Njësoj si atje, edhe këtu nuk hetohet asnjëherë Putini, por vetëm veglat e tij që dalin nga kontrolli. Njësoj si atje, edhe këtu qeverisin vëllezërit dhe miqtë e trafikantëve.

Njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit.

Zakonisht, qeveria ruse, kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive akuzon demokracitë e perëndimin që “nuk duan prosperitetin e nënës Rusi”. Këtë rrugë, duket se po përdor edhe Rama, duke akuzuar RAI-n si pengesë të zhvillimit të Shqipërisë.

Në fakt ka disi të drejtë, nëse je vëllai i mikut të kartelit të kokainës dhe shefi i avokatit të trafikantëve, sigurisht zbulimi i aferave është ndalim i zhvillimit, sepse ky është zhvillimi që kërkon, për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët politikë dhe të biznesit.

Njësoj si Putini dhe miqtë e tij dhe krejt ndryshe nga ata që qeverisin vendet ku transmeton RAI apo publikohet BILD…”, shkroi Alizoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb