Rreth 19 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i janë drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ndërsa Hajdari ndodhet nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi t’i hiqte mandatin. Për këtë arsye, çështja është dërguar në KAS.

Hajdari i rizgjedhur në krye të bashkisë së Kuçovës më 14 maj, nuk deklaroi në formularin e vetëdeklarimit një dënim të dhenë nga gjykata e Janinës në Greqi në vitin 1999 për thyerje të kufirit. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ia ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami.

408485631 24529912903323204 722803445856044913 N

408512389 24529912926656535 8862152654785704544 N

408523384 24529913269989834 347248596821304592 N
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb