Futbolli në Shqipëri fillon të lëvizë dhe tashmë kërkon rregulla të qarta loje. Pas asaj që ka ndodhur në disa Asamble Rajonale, ku janë zgjedhur delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së mes shumë manovrash e manipulimesh, futbolli i bazës ka filluar të ngrejë krye ndaj FSHF-së.

Sinjali ka ardhur sot nga Gjirokastra, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës kanë bërë të qartë se nuk do të shkojnë në Asamblenë e thirrur nga FSHF, pa pasur ide të qartë se kush janë delegatët e kush votohet. Në këtë Shoqatë mungon plotësisht transparenca dhe FSHF ka emëruar një kryetar, në vend të atij të zgjedhur i cili e ka të pamundur për arsye shëndetësore që të jetë në krye të detyrës, duke shkelur hapur statutin.

Kështu, Akademia e Futbollit Luftëtari, si dhe klubet e Butrintit, Tepelenës, Delvinës, Këlcyrës, Luftëtarit ashtu si edhe Akademia “Lefter Millo”, të gjithë pjesëtarë të kësaj Shoqate, i kanë drejtuar një letër FSHF-së. “Kërkojmë nga ana juaj një informacion mbi numrin e delegatëve, emrat e delegatëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër si dhe mënyrën se si janë vendosur këta delegatë, në të kundërt ju informojmë zyrtarisht që do të konsiderojmë çdo mbledhje si të paautorizuar nga ana jonë dhe çdo akt i dalë do konsiderojmë nul”, shkruhet në kërkesën e anëtarëve në fjalë që mbajnë peshën kryesore në këtë shoqatë rajonale.

Pano
 

Klubet me sa duket kanë kuptuar lojën që u bë nga FSHF në Tiranë, ku mbushi Asamblenë Rajonale me emra që të garantonte fitoren e të përzgjedhurve të vetë dhe nuk duan që vota e tyre të barazvlerësohet me zero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: