Përballja e Laert Vasilit me “Agimin e Artë” padyshim që është një ngjarje e dhimbshme, që shënjoi në një farë mënyre edhe jetën e tij.
Laerti tregoi, te “Dola te Ola” se gjithë sulmi me bomba, gjakosje dhe gaz lotsjellës u bë pasi ata nuk e pranonin dot faktin që një artist me origjinë shqiptare kishte marrë një teatër privat dhe vinte në skenë shfaqje.
Ai tha se “Agimi i Artë” u fut për herë të parë në parlament në 2012-n, dhe donin të bënin diçka që fajin t’ia hidhnin të huajve.
Laerti tregoi se ministri i Brendshëm grek e kishte mbrojtur dhe kishte vendosur në atë ngjarje 300 trupa speciale të policisë të ndihmës së shpejtë dhe 7 autobusë të blinduar. Gjithashtu aktori tregoi se kishte mbështetjen e të majtës dhe opinionit përparimtar grek, të cilët organizuan edhe demonstrata në mbështetje të tij në atë kohë.
Artisti zbuloi te Ola se këto ngjarje e detyruan që ai të kthehej në Shqipëri pasi aty nuk mund të jetonte dot në një vend që nuk mund të ishte artist.
(BalkanWeb)
