Ka përfunduar në pranga sot ish princi Andrew Mountbatten Windsor, vëllai i mbretit Charles të Britanisë së madhe.
Windsor është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, ne lidhje me publikimin e dosjeve te pedofilit Jeffrey Epstein.
Një detaj interesat është fakti se ish-princi është arrestuar në ditën e ditëlindjes së tij, pasi sot mbushte 66-vjeç.
Pak ditë më parë familja mbretërore kishte reaguar në lidhje me skandalin, ndërsa autoritetet britanike kërkuan dje që kushdo që kishte informacion mbi ngjarjen të bashkëpunonte.
