Miliarderi amerikan Lex Wexner, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kyç në ndihmën ndaj Jeffrey Epstein për të ndërtuar pasurinë e tij, ka thënë se është treguar “naiv” për shkak se i ka besuar atij.

Në një deklaratë për ligjvënësit amerikanë, ish-drejtori ekzekutiv i markës së Victoria’s Secret akuzoi Epstein për vjedhjen e “shumave të mëdha” parash nga familja e tij kur punonte si këshilltar financiar.

BBC shkruan se Wexner, i cili po dëshmonte para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e hetimit të tij për rastin Epstein, ka mohuar çdo shkelje.

Por Wexner u përshkrua si një bashkëpunëtor i Epstein, pas një dokumenti të FBI-së të vitit 2019, edhe pse kundër tij nuk u ngritën kurrë akuza.

Ligjvënësit, e akuzuan miliarderin se kishte dijeni për krimet e Epstein, por nuk i kishte ndaluar ato, nuk kishte pasur asnjë reagim nga ana e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb