Suksesi ndaj Slavia Pragës erdhi me kosto për ekipin e Barcelonës, në një kohë kur në minutën e 61-të Pedri doli nga fusha i dëmtuar. Kamerat fokusuan menjëherë Hansi Flick, ku reagimi i tij bëri xhiron në rrjet. Pas ndeshjes, tekniku gjerman u pyet për gjendjen e mesfushorit:
“Nuk e di ende se çfarë ka apo sa kohë do të qëndrojë jashtë. Nuk është një lajm i mirë. Do ta vlerësojmë më mirë në ditët në vijim”, u shpreh Hansi Flick.
— 🧑🏼🦲 (@user_17_11) January 21, 2026
Klubi i Barcelonës doli me një deklaratë zyrtare duke konfirmuar se Pedri ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 1 muaj.
